Në shtëpinë e një serbi policia konfiskon armë e fishekë
Gjilan – Në fshatin Bolevc të Novobërdës raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull serb, është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit TT me gjashtë fishekë të kalibrit 7.62 mm njoftoj policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/


