KKVITI

Në shtëpinë e një serbi kapen bimë narkotike

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në fshatin Korminjan të Kamenicës është pranuar një informatë se në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit mashkull serb janë kultivuar bimë narkotike. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur të mbjella dy bimë narkotike të llojit marihuanë të cilat janë konfiskuar njoftoj policia e Kosovës.

Mobi Casa

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/