ARKATANA

Në shtator rikthehet “Panaxhyri” i madh i Gjilanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në javën e fundit të shtatorit do të rikthehet “Panaxhyri” i madh treditor i Gjilanit, në të cilin do t’i promovojnë produktet e tyre kompanitë vendore të 17 komunave të mikroregjionit evropian, sikurse edhe ato nga Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur pas takimit të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe zëvendësministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi.

Kryetari Haziri tha se ideja e këtij Panaxhyri ka ardhur me rastin e shënimit të ditëve të bardha të Gjilanit, përkatësisht në hapjen e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Gjilan.

“Panaxhyri po kthehet në përmasa shumë të mëdha, në të cilin marrin pjesë 17 komuna në mikroregjionin evropian Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Ndërsa, ideja e ambasadorit Minxhozi dhe zëvendësministrit Arifi për t’i dhënë peshë dhe rëndësi ekonomike është që të gjitha kapacitet, edhe buxhetore dhe njerëzore të mbështeten, në mënyrë që në fundi të shtatorit ky Panaxhyr të jetë si më i madhi ndonjëherë në këtë regjion”, tha kryetari Haziri.

Uji Dea

Amabasadori Minxhozi tha se në këtë Panaxhyr do të ketë edhe kompani nga rajoni dhe Shqipëria, të cilat do t’i japin të gjitha mundësitë për t’i shkëmbyer eksperiancat e prodhimet e tyre, për të ecur përpara.

“Ne po shqyrtojmë mundësitë që ky Panaxhyr të vishet edhe me petkun kulturor e sportiv, me ankitivtete nga më të ndryshme. Besojmë që do të ketë sukses dhe do të jetë një Panaxhyr tradicional dhe i hapur edhe për bashkatdhetarët ”, theksoi Minxhozi.

Ndërkaq, zëvendësminitri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, është zotuar se do ta përkrahin këtë Panaxhyr me krejta mundësitë e tyre, meqë bëhet fjalë për promovimin e produkteve dhe krahas kësaj do të begatohet edhe me aktivitete të tjera. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.