Fundamenti

Në shtator përzgjidhet kompania për depolitizimin e bordeve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Në mesin e muajit shtator do të përzgjidhet kompania angleze, e cila do të mbikëqyrë përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Kështu i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” zyrtarë nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, një ditë pas nënshkrimit të Memorandumit tëMirëkuptimit me Kuvendin e Kosovës, që i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencive të pavarura në vend.

Merita Salihu, zyrtare për informim në këtë Ambasadë, po ashtu ka thënë për “Zërin” se ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë buxheti për kompaninë fituese, pasi që, sipas tyre, një gjë e tillë nuk dihet deri në seleksionimin përfundimtar.

Uji Dea

“E kemi të pamundur të japim një shifër gjersa procesi tenderues të jetë kompletuar dhe kompania të përzgjidhet”, ka thënë ajo.

Zyrtarë të Ambasadës britanike kanë shtuar se qëllimi i projektit është të forcojë qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien në institucionet e Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.