Fundamenti

Në shtator, përfundon rasti “Kleçka”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ka përfunduar seanca e sotme në rastin “Kleçka”. Pala mbrojtëse ka heq dorë që të dëshmojnë dëshmitaret e propozuar të saj në këtë rast. Gjithashtu, pala mbrojtëse ka kërkuar heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe të tjerët.

Sot ose nesër (e enjte) trupi gjykues pritet të marrë vendim në lidhje me ketë kërkesë të palës mbrojtëse, transmeton Epoka e re.

Më 18 korrik pritet të përfundojë administrimi i provave në rastin “Kleçka”. Po ashtu gjatë kësaj seanca pala mbrojtëse është pajtuar që deklaratat e të akuzuarve në këtë rast të merren si të lexuara.

Kurse, në muajin shtator, trupi gjykues pritet të jep fjalën përfundimtare në rastin “Kleçka”.

Prokurori Maurizio Salustro ka kërkuar që të angazhohet një ekspert për të bërë një raport të ri, lidhur me gjendjen psikike të ish- dëshmitarit “X”, tashme të ndjerit Agim Zogaj. Këtë kërkesë të prokurorit e ka kundërshtuar pala mbrojtëse, e cila ka thënë se nuk mund të ndërtohet një raport i ri, pasi tashme është raporti i vjetër.

Eco Higjiena

Seanca e radhës në rastin “Kleçka” do të mbahet më 16 korrik.
……………..
Në Gjykatë e Apelit në Prishtinë sot në orën 10:00 do të vazhdoj rigjykimi i Fatmir Limajt dhe nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij në rastin “Kleçka”.
Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë për “Epokën e re” se në këtë seancë gjyqësore do të dëshmojë dëshmitari Ali Gegaj, i cili është propozuar nga pala mbrojtëse e Naser Krasniqit.

Avokati Gashi ka thënë se, mbrojtja e Fatmir Limajt nuk ka propozuar asnjë dëshmitar të mbrojtjes për faktin që sipas tij, rasti është shqyrtuar mjaftë dhe të gjitha provat dërgojnë në një drejtim që është lirimi i Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“Me provat e njëjta që janë shqyrtuar dy vite më herët duhet të merret vendimi vetëm, i drejt dhe i ligjshëm që është dhënë edhe në maj të vitit të kaluar e që do të duhet të ishte aktgjykimi lirues për Limajn dhe bashkëluftëtarët tjerë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se po bëhet lojë sa i përket masës së arrestit shtëpiak, por ka bërë të ditur se pret që sot kryetari i trupit gjykues ta sheh të udhës që ta ndërpres masën e arrestit shtëpiak për Limajn dhe të tjerët. /Indeksonline/