FIDANISHTJA

Në Shkup botohet libri “Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877 – 1880”, të autorit gjilanas Daut Dauti

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Libri paraqet qëndrimin e diplomacisë britanike ndaj zhvillimeve të rëndësishme politike dhe ushtarake të shqiptarëve gjatë këtyre viteve.

Nga këndvështrimi britanik në libër ofrohet edhe gërshetimi i diplomacive të Fuqive të Mëdha dhe asaj otomane në lidhje me çështjen shqiptare gjatë kësaj periudhe të rëndësishme gjatë së cilës zuri fill nacionalizmi shqiptar. Libri është tërësisht i bazuar në dokumentet e Foreign Office-it, Parlamentit Britanik dhe Bibliotekës Britanike.

FIDANISHTJA

Recensenti dr. Blerim Reka, ish ambasador i Maqedonisë në Bruksel, në parathënien e këtij libri e ka vlerësuar lartë punën hulumtuese-shkencore të autorit dhe rëndësinë që do ta ketë kjo vepër jo vetëm për historinë dhe diplomacinë e shqiptarëve por edhe më gjerë. Libri është duke u prezantuar nga botuesi në Panairin e Librit në Tiranë ku është duke u vërejtur një interesim i madh për te.

Libri ka 630 faqe dhe ilustrohet me disa dhjetëra harta dhe dokumente, të cilat, sikur edhe pjesa dërmuese e materialit në libër, janë të pabotuara më parë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.