Hidromorava

Në shkollën zvicerane, i vetmi në klasë që nuk di shqip!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Politikania Allenspach: “Djali im ishte i vetmi në klasë që nuk fliste shqip. E largova pasi ishte i distancuar plotësisht nga të tjerët”

Patrizia Adam-Allenspach është një politikane dhe juriste e respektuar në St. Gallen. Ajo ishte kandidate e CVP-PDC-së për Asamblenë e qytetit të St. Gallenit, në zgjedhjet e mbajtura të dielën që shkoi. Megjithëse ka fituar mbi 7900 vota, Adam nuk ka mundur të sigurojë vendin në parlament. Partia e saj ka vendosur që atë ta kandidojë për njërin nga dy vendet e zbrazëta në qeverinë e St. Gallenit.

Por, pavarësisht nga të gjitha këto, ka qenë një rrethanë tjetër që e ka vënë në fokus kandidaten e CVP-së në fillim të fushatës zgedhore. Një lexues, në letrën e tij të botuar në shtypin lokal, kishte përmendur një detaj pikant nga jeta e saj, që ka të bëjë, në mënyrë të tërthortë, edhe me shqiptarët.

Eco Higjiena

Adam-Allenspach, sipas kësaj letre, i kishte nxjerrë fëmijët e saj nga shkolla e lagjes ku ndiqnin mësimet, sepse, siç kishte ironizuar letërshkruesi, shkolla ppublike nuk ishte mjaft e mirë për fëmijët e saj. Kjo fjali ikishte mjaftuar që juristja 49 vjeçare të shndërrohej në objekt dyshimi të përgjithshëm se një shkollë me nxënës përkatësish të ndryshme nuk përshtatej me stilin e saj të lartë të jetës. Dhe, se ajo kishte diçka kundër të huajve!

Tash, Patrizia Adam kujtohet se ku e ka burimin kjo akuzë. “Djali im, në kopshtin parashkollor ishte i vetmi nxënës që nuk e fliste shqipen. Kështu, ai ishte i distancuar plotësisht, nga të gjithë të tjerët”, shpjegon Adam për gazetën “St.galler Tagblatt”. Pasi që gjendja shkonte duke iu përkqësuar, ajo, në marrëveshje me personelin mësimor dhe me pedagogë, e kishte çuar atüe në një klasë tjetër, ku nuk do të ishte i vetmi zviceran, për t`i dhënë kështu një shans për tu integruar. Dhe, kjo mundësi ekzistonte në shkollën e lagjes St.Georgen, arsyeton kandidatja e CVP-së vendimin e saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.