FITORJA

Në shkollat e Gjilanit janë të infektuar me COVID-19, 16 mësimdhënës, 15 nxënës, 1 punonjës i administratës dhe 3 punëtorë teknik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në shkollat publike të Gjilanit aktualisht janë 35 raste punonjës, prej tyre 16 mësimdhënës, 15 nxënës, 1 punonjës i administratës së shkollave dhe 3 punëtorë teknik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin e Emergjencave civile për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Gjendja e tyre është pa simptoma të mëdha dhe në shtëpitë e tyre. Apeloj që t’i bartni maskat, t’i pastroni duart dhe ta ruani distancën mes vete. Jemi në sezonin e vjeshtës me pritje të frikshme, por me besim të madh që kemi me menaxhu drejtë. Kemi nevojë për lojalitet dhe solidaritet”, ka thënë Haziri, në konferencën për media të së mërkurës.

Mobi Casa

Ai ka njoftuar se në Gjilan, brenda 8 muajve, janë ka realizuar 4678 testime për COVID-19, 1308 janë të infektuar në total, 1053 të shëruar, 48 vdekur, 207 raste aktive, të cilat po monitorohen 24 orë shtatë ditë, 13 të hospitalizuar dhe mostra në pritje për rezultat janë 137.

Ai ka apeluar qytetarët që mos shkojnë në Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik për testim, pa simptoma dhe pa udhëzim të mjekut.

Haziri ka njoftuar në fund se deri në fund të muajit nëntor, regjioni do ta ketë edhe laboratorin për testim me metodën PCR./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.