UBT

Në shitje albumi, Dhurata: Ky është vetëm fillimi

/ 1 minutë lexim

Dhurata Ahmetaj është shprehur shumë e gëzuar që albumi i saj, “Dhurata”, tashmë është në në të gjitha pikat e shitjes së projekteve muzikore.

“Ndihem shumë e lumtur dhe mjaft e ngazëllyer të njoftoj gjithë përkrahësit e mi se nga sot albumi ‘Dhurata’ do të gjendet në shitje në të gjitha pikat e shitjes të projekteve audio-muzikore ku do ku ka shqiptarë”.

Hidromorava

“Ky është një rezultat i një pune shumë të gjatë, mjaft të përkushtuar, ku natyrisht se ka pasur edhe pengesa, por vet fakti që i kaluam të gjitha dhe erdha në përfundimin e albumit tim të parë më bën të ndihem edhe më e përkushtuar për të ardhmen. Ky është vetëm fillimi…”, shkruan në profilin e këngëtares në Facebook.

Në një tjetër postin në Twitter, Dhurata ka falënderuar ekipin e ‘Elephant’, Bleron dhe Nurteelin për punën që kanë bërë bashkë në realizmin e këtij projekti. /Telegrafi/