Uji Dea

Në Shipashnicë do të rindërtohet bunkeri i Gjon Serreqit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, zyrtarin Shaban Kastrati nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, si dhe zyrtarin Irfan Dërmaku nga Drejtoria për Pronë Kadastër dhe Gjeodezi, kanë vizituar vendin ku do të rindërtohet bunkeri i Gjon Serreqit në Shipashnicë.

I pari i Komunës ka thënë se bunkeri i Gjon Serreqit ka bagazh historik, dhe është një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë tonë.
“Tejet i lumtur që në Kamenicë po investohet edhe në aspektin historik. Bashkë me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, vizituam vendin ku do të rindërtohet bunkeri i Gjon Serreçit në Shipashnicë. Ky bunker ka bagazh historik pas vetës, prandaj duhet ta ruajmë sepse është një nga zhvillimet më të rëndësishme që ka ndodhur në historinë tonë. Falënderoj z. Zogaj, dhe kolegët Shaban Kastratin e Irfan Dërmakun për angazhimin në këtë projekt tejet të rëndësishëm”, ka thënë Kastrati.

Uji Dea

Edhe drejtori Bislim Zogaj theksoi nevojën e rindërtimit të këtij bunkeri.
“Ky bunker duhet të rindërtohet në mënyrë që të dëshmohet e kaluara e luftëtarëve të asaj kohe”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.