Në Shillovë të Gjilanit zjarri gëlltit dy hektarë grurë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Këtë të shtunë në parcelat me grurë në fshatin Shillovë ka shpërthyer një zjarr, nga i cili janë djegur rreth 2 ha grurë i pa korrur. Nga ky zjarr janë përfshirë 14 parcela te vogla, gjegjësisht pronat e 14 fermerëve tha Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi në Gjilan.

Nazmi Rapuca tha për rajonipress se në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjese vetë fshatarët dhe zjarrfikësit të cilët shpëtuan me dhjetëra hektarë të tjerë pa u djegur.

Shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri sipas tij ende nuk dihen. Organet janë duke zhvilluar hetimet rreth këtij rasti tha Rapuca.

Uji Dea

Ndryshe Rapuca tha se Komisioni Komunal për Korrje-shirje, rastësisht u ndodh afër vendit të ngjarjes dhe mori masat e nevojshme për fikjen e zjarrit.

Komisioni Komunal i korrje-shirjeve apelon tek të gjithë autokombajnerët që gjatë procesit të korrjes me vete të bartin pajisjet për fikjen e zjarrit, kurse fermerët të kenë kujdes të shtuar gjatë pirjes së duhanit që të mos vije deri te shpërthimi i ndonjë zjarri i cili mund të ketë pasoja katastrofale për sipërfaqet e mbjellura me grurë dhe më gjerë tha Rapuca./rajonipress/