UBT

Në shërbim të kujt janë trotuaret e qytetit të Gjilanit ?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Demir Krasniqi – Rrugët, trotuaret dhe sheshet e Gjilanit, janë të stërmbushura dhe të stërngarkuara me kalimtarë të rastit, nxënës të shkollave, studentë të universiteteve, njerëz të pa punë, njerëz të sëmurë, lypsarë, tregtarë, shitës ambulantë e çka jo tjetër ?!

Një fjalë e urtë popullore thotë : “Më mirë të pengohet, se sa të pësohet !”

Rrugët, trotuaret dhe sheshet e Gjilanit, janë të stërmbushura dhe të stërngarkuara me kalimtarë të rastit, nxënës të shkollave, studentë të universiteteve, njerëz të pa punë, njerëz të sëmurë, lypsarë, tregtarë, shitës ambulantë e çka jo tjetër ?!

Fatkeqësisht, të gjithë jemi dëshmitarë të së vërtetës së hidhur dhe aspak të hijshme me të cilën qytetarët tanë të pa mbrojtur, kohëve të fundit po ballafaqohen ballë për ballë me rreziqet e komunikacionit dhe pasojat e pa parashikueshme të cilat mund të jenë edhe fatale nga këto rreziqe permanente !

Fjala është për dukuritë e shëmtuara të biçiklistëve të shfrenuar dhe të pa penguar nga askush, qofshin ata fëmijë, të rinj, apo edhe të rritur, të cilët ua kanë uzurpuar trotuaret e këmbësorëve dhe ata paraqesin rrezik permanent për t’i shkelur fëmijët, pleqtë, plakat, të rriturit, të sëmurit, handikapët, nxënësit dhe gjithkënd tjetër, pa u penguar, as ndëshkuar nga askush, qoftë nga policia, qoftë nga gjykatat ?!

Absurdi tjetër : Përse lejohen biçikletat në komunikacion pa posedim të zileve alarmuese ?!
Të gjithë ne qytetarët që jemi të lindur e të edukuar para Luftës së vitit 1999, e mbajmë mend fare mirë, se në komunikacion nuk ka guxuar askush të qarkullojë me biçikleta pa zile alarmuese !

Absurdi i ditëve të sotme është, se mund të shohësh me qindra e mijëra biçikleta duke qarkulluar në rrugët, sheshet dhe trotuaret e qytetit, pa e pasur asnjë zile alarmuese, me ç’ rast rreziqet për pësim nga to janë të hapura në çdo çast, sidomos për pleqtë, fëmijët dhe ata që kanë probleme me të dëgjuarit !

Mobi Casa

Shumë lehtë mund te të mbështetet për shpine ndonjë biçiklist dhe të shtrijë për toke sa për argëtim dhe kuriozitet, kurse ai nuk pengohet nga askush, qoftë nga policia, qoftë nga gjykata ?!

Shpejtësitë e shfrenuara të veturave nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit
Jeta e qytetarëve dhe kalimtarëve tanë në ditët e sotme, është e ekspozuar në mënyrë permanente para rreziqeve fatale nga veturat dhe automjetet tjera që qarkullojnë me shpejtësi të shfrenuara dhe të pa kontrolluara, as ndëshkuara nga askush prej organeve tona të rendit dhe qetësisë publike ?!

Një gjë dihet mirëfilli, se sot kur është mbushur auto-shkolla private në çdo çosh e skutë dhe lejet për vozitje mund të merren vetëm me 100 Euro, pa kurrfarë kriteri tjetër të diturisë dhe profesionalizmit, çdo kush mund të dalë në komunikacion pa u vëzhguar, kontrolluar, as ndëshkuar nga askush ?!

Sot, nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit mund ta shohësh gati se çdo vozitës duke e mbajtur me një dorë tymonin e veturës e me tjetrën dorë telefonin celular në vesh, me të
cilin bisedon me palë tjera, pa e ditur fare se është duke vozitur veturë, apo automjet në komunikacion dhe pa e logjikuar fare se çfarë rreziku fatal mund t’iu sjelli kalimtarëve dhe vet vetes me ato sjellje ?!

Përveç përdorimit të telefonave celularë, vozitësit e sotëm mund ta kenë kokën plot edhe me alkool, apo substanca narkotike, por as për këto dukuri të shëmtuara, ata nuk kontrollohen, as ndëshkohen nga askush ?!

Nisur nga këto rrethana që u përmenden dhe shumë sosh që nuk u përmenden, sot qytetarët dhe kalimtarët e rëndomtë nëpër rrugët, sheshet dhe trotuaret e qytetit tonë, nuk e dinë se a janë duke qarkulluar rrugëve të lagjeve dhe shesheve të qytetit, apo janë duke qarkulluar diku nëpër autobane e rrugë magjistrale ?!

Mendojmë se është treni i fundit për qytetarët tanë, që ligjvenësit, ruajtësit e rendit publik dhe zbatuesit e drejtësisë ligjore të ndërmarrin masat adekuate për mbrojtjen e qytetarëve për deri sa ende nuk është bërë vonë !/rajonipress/