GRANDEMALL

Në shënjestër borxhlinjtë e mëdhenj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Mumin Morina, drejtor teknik i “Hidromoravës”, tha të enjten se kjo kompani për shkak të borxheve të shumta që kanë qytetarët dhe ndërmarrjet ndaj saj nga sot ka nisur aksionin e shkyçjes së borxhlinjve të mëdhenj që kanë borxhe deri në 1500 euro.

Aksioni i Hidromoravës ka dhënë efektet e para pozitive, pasi qytetarët, nuk po lejojnë të shkyçen, por po shkojnë dhe po i kryejnë obligimet e tyre ndaj kësaj kompanie tha Mumin Morina.

Morina tha se në ditën e parë të aksionit i cili ka përfshirë lagjen ‘Dardania”, ishin në plan të shkyçen 10 borxhlinj të tillë, por nuk është shkyçur askush, pasi qytetarët po shkojnë dhe po i kryejnë obligimet para kompanisë sonë.

Ai tha se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve tjera me qëllim të shkyçjes së gjithë borxhlinjve të mëdhenj.

Mobi Casa

Morina tha se në këtë aksion punëtorët e kompanisë po shoqërohen nga policia, por se nuk është dashur intervenimi i tyre pasi nuk ka pasur probleme, pasi qytetarët po e kuptojnë që është faji i tyre.

Ai tha se aksioni do të vazhdojë edhe në të ardhmen derisa të vetëdijesohen qytetarët, që duhet paguar obligimet e tyre ndaj shërbimeve që u ofron “Hidromorava”.

Për më tepër sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, që nga paslufta e deri tash janë miliona euro borxhe që qytetarët dhe ndërmarrjet i kanë borxh kësaj kompanie. Borxhe të shumta kanë ekonomitë familjare serbe dhe kompanitë dhe bizneset e mëdha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.