Fundamenti

Në Serbi jetojnë mbi 180 mijë shqiptarë

/ 3 minuta lexim

Nga 157 komuna në Serbi, prej tyre në 140 sish jetojnë shqiptarët. Vetëm në qytetin e Novi Sadit, sipas statistikave të regjistrimit jetojnë 1800 shqiptarë, ndërsa në Vojvodinë 9000 qytetarë janë deklaruar shqiptarë, thotë për portalin presheva.com, Demo Berisha, eprori ushtarak në pension, aktualisht kryetari i Shoqatës “Amëza” me seli në Novi Sad të Vojvodinës.

Në javën e parë të dhjetorit, në Preshevë, në studion e portalit presheva.com, ishte mysafir special Demo Berisha, një epror ushtarak në pension, aktualisht kryetari i Shoqatës “Amza” me seli në Novi Sad të Vojvodinës.

Gjatë këtij emisioni, të cilën e udhëhiqte moderatorja Ardita Behluli, i ftuari në studio Demo Berisha, foli për Shoqatën Amëza në Novi Sad, e cila merret me organizimin e shqiptarëve në Vojvodinë, për të kultivuar, zhvilluar dhe afirmuar identitetin kulturor, për ta mbrojtur gjuhën shqipe, traditën dhe zakonet shqiptare. Gjithashtu, në kuadër të këtij emisioni, bashkëbiseduesi flet se si në kuadër të Amzës shqiptare, në Vojvodinë, tani kanë fituar mundësinë e pjesëmarrjes në emisionin në gjuhën shqipe në Radio Novi Sad, programi i tretë.

-Nga 157 komuna në Serbi prej tyre në 140 komuna jetojnë shqiptarë. Në qytetin e Novi Sadit sipas statistikave të regjistrimit jetojnë 1800 shqiptarë, ndërsa në Republikën e Serbisë, gjithsej ka mbi 180 mijë shqiptarë. Çdo problem që ndodh tek serbët e Kosovës, me automatizëm reflektohet tek shqiptarët në Vojvodinë, në të cilën krahinë jetojnë jo më pak se 9000 shqiptarë, thotë gjatë bisedës kryetari i Shoqatës Amëza shqiptare, Demo Berisha.

UBT

Në kudër të këtij emisioni, moderatorja Ardita Behluli, nuk e la pa e pyetur rreth etiketimit të figurës së tij në disa media për antishqiptarë, që erdhi si rezultat I pjesëmarrjes në garën zgjedhore për për Këshill Kombëtar, në emër të Listës së grupimit të qytetarëve “Forumi ekonomik i shqiptarëve në Serbi”, të kryesuar nga Muharrem Salihu.

Demo Berisha, është përgjigjur shumë shpejt dhe me një siguri të madhe ,duke potencuar se e gjithë kjo propagandë negative dhe shpifjet janë bë nga partitë politike të Luginës së Preshevës, si dhe me ndihmën e disa personave nga Kosova! Ai, më tutje është shprehur se të gjitha këto etiketime kanë qenë gënjeshtra, për të degraduar autoritetin tim, që kam krijuar në pjesën e Vojvodinës ,veçanërisht në qytetin e Novi Sadit. Në vazhdimësi të intervistës, i ftuari z. Berisha ka akuzuar Këshillin Kombëtar Shqiptar se asnjëherë nuk ka shprehur interesimin për pjesën e brendshme të shqiptarëve, që jetojnë në Serbi.

-Nuk kam bërë krime lufte ndaj asnjë populli, e aq më pak ndaj shqiptarëve, ka thënë kështu për portalin presheva.com, Demo Berisha i pensionuar si ish epror i policisë ushtarake jugosllave, i cili është i lindur në Kosovës, në rrethinën e Pejës, ndërsa jeton dhe vepron në Novi Sad. Për herë të parë flet në studion e presheva.com, duke shprehur gatishmërinë e tij për të dëshmuar lidhur me veprimtarinë ushtarake. Ai, ka thënë se është i përgatitur të dal para Gjyqit, kudo qoftë si në Serbi, Kosovë dhe Hagë, duke mbrojtur pafajësinë e tij, transmetojnë portalet: presheva.com, ministria e lajmeve, jetapress.