UBT

Në rrugën Kamenicë – Gjilan arrestohet një shqiptar me substanca narkotike e armë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Arrestohet një i dyshuar për “blerje, posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajte në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Policia e Kosovës në përpjekjet e vazhdueshme për luftimin e dukurive negative, e në veçanti kundër substancave narkotike, më datë 9 nëntor 2015 rreth orës 12:00, në Kamenicë – Gjilan, pas pranimit të informacioneve dhe një hetimi profesional nga zyrtarët policor, gjithnjë duke u bazuar edhe në procedurat e parapara ligjore dhe në konsultim me prokurorin kompetent ka realizuar një operacion të bastisjes dhe kontrollit në një shtëpi dhe objekte përcjellëse të saj, meqë rast është arrestuar një person i dyshuar i poshtëshënuar me inicialet: J.M. mashkull/shqiptar (viti i lindjes 1991).

Mobi Casa

Si dhe janë gjetur e konfiskuar si prova materiale: Pesë (5 ) paketime me substanca narkotike të llojit Marihuan. (Pas matjes së substancës narkotike ka rezultuar që pesha e saj të jetë: 2900 gr. (Dy mijë e nëntëqind gram).
Një (1) revole Ekoll e llojit: JACKDUAL COMPAACT
Njëzet e dy (22) fishekë të kalibrit 9 mm.
Treqind e pesëdhjetë (350) €uro.
Një (1) telefon dhe
Dy (2) pasaporta.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent ndalet për 48 orë, ndërsa lënda me të gjitha shkresat i dorëzohet Prokurorisë se shtetit për procedure të mëtutjeshme thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.