Fundamenti

Në rrugë deri në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron organizim të protestave në të gjithë vendin, duke synuar rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. LDK-ja nuk po e përkrah këtë iniciativë, përpos disa deputetëve të pavarur, shkruan gazeta “Zëri”.

Tash kur ka kaluar një vit e gjysmë prejse është formuar Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të paralajmërojë protesta për rrëzimin e saj. Ndonëse nuk kanë dhënë ndonjë datë konkrete se kur mund të nisin këto protesta, zyrtarë të LVV-së janë shprehur të bindur se pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë tejet e madhe.

HW

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se protestat nuk do të bëhen shkas për rënien e Qeverisë aktuale, megjithëkëtë ata vlerësojnë se pas protestave, respektivisht kah vjeshta e këtij viti, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Pavarësisht kësaj zyrtarë të koalicionit qeverisës thonë se koalicioni qeverisës është duke i kryer punët si duhet, ndaj sipas tyre opozita nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje pa i siguruar 61 votat e nevojshme për votim të mocionit.

Por nga LDK-ja mbeten të sigurt se brenda këtij viti do të arrihen votat e mjaftueshme për ta larguar qeverinë “Haradinaj”. Megjithëkëtë, drejtues të këtij subjekti kanë pohuar se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga LVV-ja sado që nuk kanë përjashtuar mundësinë që ndonjë anëtar i këtij subjekti t’i bashkohet protestës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.