RCCOLA

Në Remnik të Vitisë policia konfiskon një predhë – plumb

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Në fshatin Remnik, të Vitisë ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në murin e shtëpisë kanë gjetur një predhë (plumb) 7.65 mm.

RCCOLA

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/