Eko Higjiena

Në Remnik përurohet ambulanca e fshatit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Banorët e fshatit Remnik të Vitisë, nga sot do t`i kenë më afër shërbimet mjekësore, pasi që tani më është përuruar objekti i ambulancës së këtij lokaliteti.

Në përurimin e projektit të ambulantes së fshatit Remnik, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, uroi banorët për këtë projekt duke shtuar se ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisjes komunale, standardizimi i shërbimeve shëndetësore për banorët e kësaj komune.

Ai ka thënë se pas Remnikut, së shpejti do të lëshohet edhe ambulanca në fshatin Tërpezë, e të vazhdohet edhe në lokalitete të tjera. Objekti ku tani do të shfrytëzohet si punkt shëndetësor në kuadër të QKMF-së, ka qenë objekti i vjetër i shkollës, i cili me investim nga buxheti komunës, është destinuar për ambulantë. Shërbimet mjekësore do të mund të i kryejnë jo vetëm 3 mijë banorët e Remnikut, por edhe të fshatrave përreth si Godeni, Stublla e Ulët etj.

FIDANISHTJA

Përurimi i objektit të ambulancës u bë me rastin edhe të ditës së shkollës fillore “Hasan Alia-Remniku”, me që rast udhëheqësit komunal vunë kurora lulesh tek bust ii heroit të këtij fshati, emrin e të cilit e mbanë e kjo shkollë, në të cilën vijojnë mësimet rreth 210 nxënës.

Drejtori i shkollës, Ramadan Musliu, në fjalën e rastit tha se sivjet, dita e shkollës po shënohet në kushte të jashtëzakonshme për shkak të situatës me pandeminë, duke uruar që vitet e ardhshme të rikthehet normaliteti dhe të manifestohet me aktivitete të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.