GRANDEMALL

Në rastin Haradinaj, Franca bie ndesh me Konventën që e ka nënshkruar!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shtyrja e vendimit – nga ana e autoriteteve gjyqësore në Francë – lidhur me lirimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt – ngre dyshime lidhur me legjitimitetin e një vendimi të tillë, ka thënë në një prononcim për Telegrafin, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Sipas tij, shtyrja e vendimit lidhur me procedurën gjyqësore për ekstradim, bie ndesh me vet frymën e Konventës së Francës për Ekstradim – si palë nënshkruese e saj.

“Franca është shtet me kulturë të gjatë ligjore dhe ndër shtetet themeltare të promovimit dhe respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut. Shtyrja e marrjes së vendimit, me arsyetimin e dhënies kohë shtesë autoriteteve serbe për të ofruar fakte tjera lidhur me kërkesën për ekstradim, bie ndesh me vet frymën e Konventës për Ekstradim dhe me vlerat dhe parimet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”, ka thënë Miftaraj.

Sipas tij, kjo konventë përcakton saktë nëse dokumentet e dërguara nga Serbia janë të pamjaftueshme për t’ju mundësuar autoriteteve gjyqësore në Francë për të marrë një vendim meritor në bazë të Konventës.

Mobi Casa

“Franca duhet të kërkojë informata shtesë dhe duhet të caktojë afat kohor për pranimin e këtyre dokumenteve nga ana e autoriteteve serbe. Përderisa autoritetet franceze i kishin ofruar një afat të tillë autoriteteve serbe gjatë muajit shkurt, është e pakuptimtë se si ky afat është shtyrë apo është i ri një kohë shtesë”, shtoi ai.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca për Ramush Haradinaj, e cila seancë rezultoi me shtyrjen e vendimit për lirimin e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.