Eko Higjiena

Në rastin “Drenica” gaboi gjykata

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vendimi i Gjykatës për transferimin e ‘Grupit të Drenicës’ nga QKUK-ja për në burgun në veri të Mitrovicës vlerësohet si veprim i gabuar dhe provokues. Njohësi i çështjeve të sigurisë, e ka quajtur të gabuar vendimin e gjykatës për transferimin nga QKUK të ‘Grupit të Drenicës’, për në burgun në veri të Mitrovicës – shkruan gazeta Tribuna.

Sipas tij, me këtë vendim gjykata ka dashur t’i provokojë të burgosurit, por edhe shoqatat e luftës së UÇK-së.

“Ka pasur vende boll ku kanë mundur t’i dërgojnë, siç është burgu i sigurisë së lartë në Gërdovc. Në këtë burg edhe kushtet janë më të mira. Pse është dashur t’i dërgojnë në veri? Nëse ka pasur dyshime se ata po e keqpërdorin QKUK-në, kanë pasur mundësi t’i dërgojnë në Gërdovc”, ka thënë Maloku.

Mobi Casa

Pavarësisht kësaj, mendon Maloku, dikush duhet të japë përgjegjësi për arratisjen që ndodhi në QKUK.

“Çdo arratisje që ndodh, duhet të thirren në përgjegjësi organet e Shërbimit Korrektues të Kosovës, sepse është mospërgjegjësi dhe moskryerje të detyrave të personelit ashtu siç e kanë pasur për obligim në bazë të rendit dhe ligjit. Për këtë duhet të përgjigjen njerëzit që e kanë në kompetencë këtë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.