Eko Higjiena

Në rast të infarktit i keni vetëm 10 sekonda ta shpëtoni veten!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Personi i cili përjeton sulm në zemër fillon të ndjejë shtrëngim në gjoks, dhimbje dhe presion dhe pasojnë humbja e forcës dhe bllokimi i anës së majtë të trupit.

Personi, zemra e të cilëve përjeton parregullësi në punën e saj, fillon që të ndjehet keq dhe ai i ka vetëm 10 sekonda në dispozicion para se të humb vetëdijen. Këta 10 sekonda ai duhet t’i shfrytëzojë në maksimun që të mund t’i ndihmojë vetes, ndërsa zgjidhja ka të bëje më kollitjen. Por, natyrisht, para së gjithave duhet ta thirrni ndihmën e shpejtë.

Kollitja e fuqishme, pa ndërprerje, e thellë dhe e zgjatur e pasuar me frymëmarrje çdo dy sekonda mund të ndihmojë dukshëm para se të arrijë ndihma e shpejtë, transmeton “Zëri.info”.

Mobi Casa

Frymëmarrja e thellë sjell oksigjen në mushkëri, ndërsa kollitja shkakton lëvizje të cilat kryejnë presion në zemër dhe e mirëmbajnë qarkullimin. Presioni në zemër kontribuon në rikthimin e ritmit normal që mund të jetë vendimtar që personi gjallë të arrijë në spital.

Te ne kjo sëmundje është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve të parakohshme. Simptomat e infarktit janë: dhimbja e vazhdueshme dhe shumë e fuqishme, shtrëngimi dhe presioni në gjoks apo në brinjtë nën gjoks. Dhimbja shpesh përhapet në dorën e majtë, qafë dhe nofullë. Dhimbja shpesh është e shoqëruar edhe me plogështi, rraskapitje, djersitje dhe ndonjëherë edhe me vjellje dhe me marrjen e frymës.

Këto zakonisht vijnë për shkak të punës së rëndë fizike apo lodhjes psikike, nervozizmit, duhanpirjes, pirjes së tepërt të kafes apo alkoolit, ushqyerjes jo të shëndetshme, qëndrimit në të ftohtë, por këto dhimbje mund të paraqiten edhe pa këtë faktor provokativ, kur jeni në qetësi absolute apo kur jeni duke fjetur, për shkak të mpiksjes së gjakut./(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.