United Hospital

Në Ranillug punësohen 20 të rinj serb

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – 20 të rinj serb në komunën e Ranillugut kanë fituar punë për 6 muaj në kuadër të projektit “Promovimi i punësimit dhe rritja e mundësive për rininë ” kurse në organizim të Ministrisë së punës dhe mireqenies sociale në Qeverinë e Kosovës, Komunës së Ranillugut, Ambasadës së Norvegjisë dhe Institutit për zhvillim dhe integrim 30 për qind të tyre pas periudhës së trajnimit do të marrin kontrata për afat 2 vjeçar.

Në restorantin „Royal King“ në Ropotovë të madhe, 20 serb të rinj nga komuna e Ranillugut kanë nënshkruar kontratë mbi punësimin raporton rajonipress.

Në këtë takim ku edhe janë nënshkruar kontratat kanë marrë pjesë ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rašić , kryetari i komunës së Ranillugut , Gradimir Mikić, kryesuesi i Kuvendit të komunës së Ranillugut , Vladica Aritonović.

Hidromorava

Me projektin e ri që ka filluar të realizohet në muajin e kaluar janë përfshirë 60-të serb të cilët asnjë herë nuk kanë punuar. Ata ndjekin trajnime tek punëdhënësit serbë dhe shqiptar dhe paga e tyre është 150 euro.

Pas përfundimit të trajnimeve, më të mirët mbeten dhe nënshkruajnë kontratë pune për dy vite. Nga KP këtë rast e kanë fituar 20 serb .Vlera e projektit është 86.000 euro.
“Qëllimi ynë është që në çdo mënyrë të gjejmë mundësinë për këta njerëz të ri të sigurojmë ekzistencën” ka thënë Gradimir Mikić.

Këso lloj projektesh planifikohen edhe në vitin e ardhshëm kurse nga shtatori Qeveria e Zvicrës fillon me aksionin e punësimit të qytetarëve dhe ky projekt kap shumën e 7,2 milionëve eurove./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.