Në Ranillug janë kthyer 11 familje serbe nga shtetet evropiane

Gjilan – Arton Dubova udhëheqës i zyrës për kthim dhe bashkësi në Ranillug tha për rajonipress se deri tani nga shtetet evropiane janë kthyer 11 familje serbe nga Luksemburgu, Franca dhe Zvicra. Këto familje janë ndihmuar me pako ushqimore kurse përparësia e tyre është se janë kthyer në shtëpitë e tyre meqë nuk i kanë pasur të dëmtuara.
Komuna e Ranillugut është në përgatitje të të gjitha udhëzimeve dhe obligimeve që janë të parapara për familjet që kërkojnë kthim dhe ri integrim. Arton Dubova shef për kthim dhe ri integrim tha për rajonipress se ka pasur një takim me koordinatorin pran Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Sinisha Stojkoviq, si dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Ky takim sipas Dubovws ka pasur si synim që grupi punues komunal të informohet mbi të gjitha detyrat dhe obligimet që i pret në periudhën e ardhshme.
Komisioni komunal për ri integrim, është formuar nga ana e kryetarit të komunës në bazë të autorizimeve që janë të caktuara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Komisioni është formuar nga përfaqësues të komunës me të cilin udhëheq shefi i zyrës për kthim dhe Bashkësi Arton Dubova.
Dubova tha se detyrë e komisionit është që të shqyrtoj dhe merr vendime për personat e riatdhesuar dhe atë furnizimin me artikuj ushqimor dhe higjienikë dhe me akomodim.
Arton Dubova udhëheqës i zyrës për kthim dhe bashkësi në Ranillug tha për rajonipress se deri tani nga shtetet evropiane janë kthyer 11 familje serbe nga Luksemburgu, Franca dhe Zvicra. Këto familje janë ndihmuar me pako ushqimore kurse përparësia e tyre është se janë kthyer në shtëpitë e tyre meqë nuk i kanë pasur të dëmtuara.
Sipas Dubovës pos pakove ushqimore këto familje pritet të ndihmohen edhe me meremetimin e shtëpive të tyre nëse është e nevojshme.
Ndryshe sipas Dubovës komisioni komunal për ri integrim ka përgjegjësi për identifikimin e nevojave për personat e riatdhesuar, në lidhje me organizimin e kurseve shtesë për gjuhët, lehtësimet dhe qasjen në arsim, si dhe mundësinë për ofrim të trajnimeve profesionale dhe qasjes në tregun e punës.
“Komisioni komunal ka për detyrë të ofroj ndihmën e nevojshme personit të riatdhesuar në një afat sa më të shkurt të mundshëm, por jo më gjatë se shtatë ditë” tha Dubova./rajonipress/