Në Ranillug e Kamenicë ndizen arat me grurë, policia apelon të kenë kujdes
Gjilan – Me ngritjen e temperaturave dhe fillimin e fushatës së Korrje Shirjeve kemi edhe raste të shpeshta të përhapjes së zjarreve. Vetëm ditëve të fundit kemi pasur disa rate të paraqitura ku janë djegur dhe dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me grurë thuhet në apelin e zëdhënësit të policisë në Gjilan Ismet Hashani.
Në njoftim thuhet se Polica e Kosovës i ka shtuar masat dhe tani së fundi një rast zjarri veç është zbuluar.
Apelohen veçanërisht bujqit, barinjtë dhe gjithë të tjerët që në as një mënyrë mos të hapin zjarre, qoftë edhe me qëllim të pastrimit të pronave të tyre, sepse zjarret po dalin jashtë kontrolleve dhe po shkaktojnë dëme të mëdha.
Polica e Kosovës, do të zbatoj masa ligjore në të gjitha rastet kur dihen apo zbulohen të gjithë ata që përhapin apo shkaktojnë zjarr në ambiente të hapura thuhet në njoftim.
Ndryshe zjarrfikësit kanë ndërhyrë në dy raste të ndara në Ranillug e Kamenicë.
Policia e Kosovës në stacionin e Ranillugut ka pranuar një informatë lidhur me një zjarr që ka ndodhë në fshatin Tomancë të po kësaj komune.
Me ta pranuar informatën njësitet e Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku po ashtu kanë intervenuar edhe njësitet e Zjarrfikësve nga Kamenica, të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.
Sipas deklaratës së ankuesit besohet se janë djegur rreth 12 ari grurë.
Polica e Kosovës për mes rrugëve operative ka ardhë deri te informata e qëndrueshme se zjarri i përhapur është shkaktuar nga një i afërm i të dëmtuarit serb shtetas i Kosovës, i cili sipas deklaratës së tij, pasi kishte ndezur disa mbeturina të barit të thatë me qëllim për ta pastruar arën e vetë në moment zjarri del jashtë kontrollit duke e djegur arën fqinje.
Ai është intervistuar dhe lënda procedohet në Gjykatë.
Edhe në Strezoc të Kamenicës Polica e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informatë nga ankuesi serb shtetas i Kosovës i cili raporton se në lagjen e quajtur “Jastrebac” në fshatin Strezovc, Komuna Kamenicë është duke u ndezur një arë e mbjellur me grurë.
Patrulla e policisë si dhe njësiti i zjarrfikëseve ka dalur në vendin e ngjarjes, njësitet e zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarri. Ne lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron qe rasti ti dedikohet njësisë së hetimeve në Kamenicë./rajonipress/


