Fundamenti

Në qytetin e Vitisë është mbajtur “Streetball Vitia”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të aktiviteteve të shumta që janë organizuar për nderë të ditëve të diasporës, është mbajtur sot edicioni i tretë i “Streetball Vitia” nga Klubi i Basketbollit “Vitia”, e që ka bashkuar shumë sportist dhe adhurues të basketbollit.

Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka përgëzuar sportistët dhe i’u ka uruar suksese.

Ai tha se dalëngadalë po përmbyllen edhe “Ditët e Diasporës”, të cilët janë shtylla e zhvillimit ekonomik në komunën e Vitisë.

Eco Higjiena

Ndërsa drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Milot Lala, ka falënderuar basketbollistët për punën, vullnetin dhe energjinë. Poashtu ai bëri të ditur që aktualisht në Viti, janë 8 klube, prej tyre 6 klube të meshkujve dhe 2 klube të femrave.

Edhe trajneri i këtij klubit, Nehat Rexhepi dhe kryetari i klubit Blend Haxhiu, kanë bërë të ditur që Klubi i basketbollit “Vitia” do të garojë në ligën e dytë.

Gjithashtu ata kanë falënderuar institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme. Ky aktivitet është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Sokol Haliti dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.