Në qoftë se e matni kështu shtypjen e gjakut, do të keni rezultate të pasakta
Ekspertët zbulojnë gabimet të cilat i bëjnë shumica!
Ka rëndësi në cilën kohë të ditës e matni shtypjen.
Shtypja e ulët apo e lartë mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, prandaj është shumë me rëndësi që ta matin në mënyrën e duhur, transmeton Telegrafi.
Ekspertët theksojnë që njerëzit bëjnë gabime të mëdha me rastin e matjes së shtypjes.
- Matjet në shtëpi mund të jenë të pasigurta, dhe shpesh shkuarja te mjeku është jopraktike dhe e lodhshme, mirëpo shtypjen e gjakut mund ta kontrolloni edhe në barnatore. Në barnatore patjetër duhet të përdoren vetëm aparatet për matjen e shtypjes së gjakut që janë kalibruar dhe lejuar nga Shoqata Evropiane e Hipertensionit.
- Efekti i mantelit të bardhë. Ndonjëherë është e mundur të merrni më shumë vlera nëse matni presionin në ordinancën e mjekut ose në një farmaci, ndaj është e domosdoshme të përsërisni matjen disa herë në shtëpi.
- Matja është më e mirë në mëngjes midis orës 9 dhe 10 ose midis orës 17:00 dhe 18:00.
- Është e domosdoshme që para matjes të qetësoheni së paku 5 minuta.
- Pa kafe, pa alkool dhe pa cigare. Para matjes këto substanca patjetër duhet t’i shmangni. Gjithashtu nuk këshillohet që të bëni punë të rënda fizike.
- Assesi mos i kryqëzoni këmbët. Në karrige uluni në atë mënyrë që të ndiheni rehat dhe të liroheni nga teprica e rrobave të cilat ju shtrëngojnë duart.
- Tre matje. Gjatë matjes, personi nuk duhet të lëvizë ose të flasë. Shpesh, matja përsëritet tre herë dhe nëse rezultatet, pra mesatarja, janë më të larta se 135/85 mmHg, dyshohet për hipertension.
Kontrolli i kontrollit
Një rritje e presionit të gjakut nuk do të thotë domosdoshmërisht një sëmundje kronike, prandaj është e nevojshme të përsëritet ekzaminimi, në mënyrë që mjeku të përshkruajë terapinë adekuate. /Telegrafi/