Fundamenti

Në Qeveri deri në fund të mandatit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një nga themeluesit e “Listës Dr. Ibrahim Rugova”, Bujar Bukoshi, ka thënë të enjten se do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar deri në fund të këtij mandati. Por ai nuk e ka mohuar mundësinë që në të ardhmen “Lista Dr. Ibrahim Rugova” të bashkohet me LDK-në.

“Dëshira jonë është që ky formacion, LDK-ja, natyrisht përfshirë edhe ‘Listën Dr. Ibrahim Rugova’, e cila është e njëjta gjë, të konsolidohen. Forcimi i LDK-së do të ishte në interes për Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Bukoshi në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Zëvendëskryeministri, Bujar Buksohi ka thënë se aktualisht ka një raport shumë korrekt me partnerin e koalicionit qeverisës.

Eco Higjiena

“Kemi hyrë në këtë Qeveri në mënyrë që të punojmë të gjithë së bashku për ndërtimin dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Bukoshi.

Ai ka folur edhe për zhvillimet e fundit në skenën politike në vend, me theks të veçantë për procesin e dialogut politik me Serbinë, për të cilin ka thënë se është alternativa e vetme për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

“Të gjithë e dinë se në këtë fazë është shumë vështirë të vendosim raporte me Serbinë, e cila ka shumë probleme me të kaluarën dhe nuk është në gjendje të përballet me realitetin, por ka progres në këtë drejtim”, ka vlerësuar Bukoshi. Pavarësisht faktit se për një kohë nuk e ka ushtruar funksionin e zëvendëskryeministrit për shkak të procesit gjyqësor, Bukoshi ka thënë se ky proces i stërzgjatur nuk e ka dëmtuar politikisht. “Mendoj se nuk më ka dëmtuar politikisht asnjë fije ky proces për shkak se në fund të tij është treguar një zero e madhe. Epilogu i këtij procesi është ditur prej fillimit”, ka thënë Bukoshi. /Indeksonline/