UBT

Në qershor zbardhen pasurit e zyrtarëve të lartë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Agjencia Kundër Korrupsionit po bën grumbullimin e të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë të cilët do t’i publikojë në uebfaqen e vet.

Kryeshefi ekzekutiv i AKK-së, Hasan Preteni, ka thënë të hënën se publikimi i formularëve të deklarimit të pasurisë do të bëhet nga 1 qershori e tutje varësisht sa do të mund të kompletohen për publikim të menjëhershëm.

RCCOLA

“Sipas afateve ligjore, ne jemi të obliguar që publikimin e formularëve ta bëjmë 60 ditë pas afatit të dorëzimit të formularëve në agjenci nga ana e zyrtarëve. Data e dorëzimit ka qenë 31 marsi dhe ne nga 1 qershori fillojmë publikimin”, ka thënë Preteni (Tribuna).