FIDANISHTJA

Në Qendrën Studentore ulen çmimet, rritet cilësia

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lirimi për 50 për qind i pagesës së ushqimit dhe banimit në Qendrën Studentore në Prishtinë nuk ka ndikuar në uljen e cilësisë që ofron kjo qendër.

Kështu të paktën e vlerëson drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta. Sipas tij, pavarësisht uljes se çmimit, kjo qendër vazhdon ta rrisë cilësinë e shërbimeve ndaj studentëve.

ARKATANA

“Niveli i cilësisë së ushqimit dhe strehimit që u ofrohet studentëve që banojnë në Qendrën e Studentëve nuk është ulur dhe as që ka ndërmend të ulet”, ka thënë Sfishta.
Ai pret që pas rishikimit të buxhetit, Qeveria t’i rrisë grantët për këtë institucion.

“Besoj që ne do të kompensohemi gjatë muajve në vijim me atë sasi të mjeteve që ne i humbim nga zbritja e të hyrave që i kemi pasur nga studentët”, është shprehur Sfishta, duke i garantuar studentët se shërbimet vazhdimisht do të përmirësohen./Tribuna/