Uji Dea

Në protestën e VV, 22 të arrestuar, ka edhe të lënduar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Aktivistet e Vetëvendosjes po vazhdojnë të protestojnë kundër takimit Thaçi – Daqiç dhe bisedimeve me Serbinë, ndërkohë afër 1000 pjesëtar të Policisë së Kosovës ka larguar protestuesit deri te sheshi Nënë Tereza, ku po vazhdojnë arrestimet.

Deri tani sipas Lëvizjës vetëvendosje janë arrestuar 22 aktivistë.

Pas lirimit të Liderit Albin Kurti dhe deputetit Liburn Aliu, Vetëvendosje ka nxjerrë fotografi ku shihet që deputetët kanë marrë lëndime.

Fundamenti

Në këtë foto shihet deputeti Liburn Aliu i cili ka marrë disa lëndime në fytyre.

Të arrestuarit e konfirmuar deri më tani.

1. Aida Dërguti,
2. Alket Zeqiri,
3. Anita Shabani (E lënduar, e dërguar në Emergjencë),
4. Arbër Rexhaj,
5. Ardian Huli,
6. Atdhetar Latifi,
7. Dardan Molliqaj,
8. Denis Ibërdemaj,
9. Egzon Azemi,
10. Frashër Krasniqi,
11. Jetmir Morina,
12. Kushtrim Cakolli,
13. Kushtrim Dakaj,
14. Lirim Gashi,
15. Musa Ajeti,
16. Nol Nushi,
17. Premton Ibërdemaj,
18. Rajmonda Ahmetaj,
19. Suljote Aliu,
20. Veton Dragusha,
21. Zaim Kurti, dhe
22. Dy kalimtar të rastit.