Eko Higjiena

Në pritje të votave të Listës Serbe

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Koalicioni qeverisës është në pritje të konfirmimit të votave të Listës Serbe për ta ftuar seancën e Kuvendit për Demarkacionin me Malin e Zi. Deputeti Sllobodan Petroviq ka konfirmuar se vota e tij për këtë Marrëveshje do të jetë “për”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse po bëhen gjashtë muaj prejse qeveria “Haradinaj” ka marrë zyrtarisht detyrën, Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Përkundrazi, koalicioni qeverisës (PAN) ende nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje. E ndërprerë tri herë brenda pak ditësh, seanca për ratifikimin e Demarkacionit mund të mos vazhdojë as këtë javë.

Kështu ka lënë të nënkuptohet kryeparlamentari Kadri Veseli dje, i cili tha se seanca për shënimin e kufirit mund të mbahet edhe gjatë javës që vjen. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me Listën Serbe (LS) lidhur me këtë çështje, ashtu sikurse edhe me partitë e tjera.

Uji Dea

Mirëpo kryekuvendari Veseli (partner i koalicionit) nuk ka treguar nëse LS-ja është bindur që ta mbështesë këtë Marrëveshje.

Megjithatë, ai ka thënë se pret reflektim nga ana e tyre.

Ndërkaq, përderisa Lista Serbe po vazhdon të mos deklarohet rreth kësaj çështjeje, deputeti Sllobodan Petroviq (nga SLS-ja), ka ritheksuar edhe një herë për “Zërin” se vota e tij karshi Demarkacionit do të jetë pro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.