ARKATANA

Në pritje të parave të mërgimtarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga 1 janari deri më 31 mars në buxhetin e Maqedonisë janë grumbulluar 525 milionë euro para nga tatimet dhe kontributet e tjera, ndërsa për të njëjtën periudhë janë harxhuar 705 milionë euro, që do të thotë se arkës shtetëror i mungojnë 180 milionë euro, të cilat parashiheshin të realizohen nga të ardhurat në buxhet.

Mbulimi i këtij minusi në buxhet mund ta kompensojnë remitencat, si dhe ardhja e mërgimtarëve për pushimet e verës në vendlindje.

“Lëvizja te numri i të punësuarve dhe i brutoprodhimit vendës sollën deri te zvogëlimi i produktivitetit në ekonominë e vendit në tremujorin e katërt. Në bazë vjetore rënia e produktivitetit është 1.3 për qind, edhe në tremujorin e fundit është 1.3 për qind. Si rrjedhojë, harxhimet e punës për njësi prodhimi shënojnë rritje në tremujorin e fundit të 2013-tës prej 2 për qind edhe në nivel tremujori, por edhe në nivel vjetor”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë.

Fundamenti

“Kjo qeveri e ka shumë të qartë se tre muajt e verës në vendlindje vijnë mërgimtarët dhe harxhimet që ata i bëjnë për konsum të përgjithshëm dukshëm ndikojnë në përmirësimin e të hyrave në buxhet. Mirëpo, pavarësisht se remitencat dhe ardhja e mërgimtarëve luajnë rol pozitiv në mbushjen e buxhetit, megjithatë nëse sërish nuk realizohen projektimet e bëra nga Qeveria apo deficiti fiskal të mos jetë më i lartë se 3.5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor, atëherë opsioni i vetëm do të ishte rishikimi i buxhetit që njëherësh do të thotë edhe ndryshim i shkallës së deficitit fiskal”, thotë për gazetën Koha të Shkupit Besnik Fetahu, profesor universitar.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.