GRANDEMALL

Në pritje të ndonjë “martese politike”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) duhet të zhvilloj qasje imponuese karshi subjekteve tjera ngase ky subjekt e ka programin dhe fuqinë intelektuale e kombëtare, ka thënë të shtunën në Ferizaj kryetari i këtij subjekti, akademik Nexhat Daci, në një takim që ka zhvilluar me drejtuesit dhe anëtarësinë e degës së këtij subjekti politik.

Sipas tij, ky subjekt së pari duhet ta fuqizoj shtëpinë e vet dhe të jetë forcë imponuese në atë bllok ku do të rreshtohet e do të punoj. “Duhet me punue për vetveten. Ky është programi dhe fuqia e LDD-së. Dega duhet të aktivizohet me tërë potencialin që ka. Ata që nuk janë të gatshëm të ecin me këtë program ose dëshirojnë të ndërrojnë shtëpi, le të pushojnë ose le të shkojnë nga LDD-ja”, ka thënë Daci, për të shtuar se të gjitha lëshimet që ka bërë ky subjekt deri më tani duhet të përmirësohen. “Mos u merrni me të kaluarën sepse nuk mund ta ndryshojmë atë, por mundemi të sotmen dhe të ardhmen”, ka thënë kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci.

HW

Për më tepër, i pari i këtij subjekti, Nexhat Daci, është ndalur edhe tek oferta duke thënë se ky subjekt është i hapur për bashkëpunim me të gjithë, por pa kushte dhe në raporte të barabarta. Ai ka thënë se subjekti që ai drejton dita ditës po fuqizohet, dëshmi për këtë, sipas tij, është interesimi i subjekteve tjera.

Duke i komentuar kontaktet dhe bisedat me LDK-së, Daci ka thënë se ato janë zhvilluar në atmosferë mjaftë relaksuese dhe pret që idetë e diskutuara të qiten në letër e më pastaj të diskutohen. Një pjesë të fjalës së tij, kryetari Daci ia ka kushtuar edhe shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, duke thënë se ka zgjedhur Ferizajn si vend sepse çdoherë ka qenë vend i aktiviteteve historike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.