Eko Higjiena

Në pritje të debutimit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Arlind Ajeti shpreson që do të luajë ndaj Udineses, duke debutuar zyrtarisht me skuadrën e Torinos.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti shpreson që të debutojë sot ndaj Udineses, shkruan albinfo.ch.

23-vjecari i cili ka disa javë që e ka hedhur pas shpatullave dëmtimin që pësoi në fillim të sezonit, është stërvitur mirë dhe me përkushtim gjatë kësaj periudhe dhe ndoshta po vjen momenti i tij.

Nëse nuk gjen hapësira te Torino me siguri që Ajeti do të largohet në janar, pasi Pescara e pret krahëhapur, por ish-futbollisti i Baselit dëshiron të tregojë vlerat e tij dhe për momentin mendon vetëm për Torinon.

Fundamenti

Në miqësoret e verës Ajeti ishte një pikë referimi në mbrojtjen e skuadrës së Mihajloviq, por më pas ai dëmtim muskulor që e mbajti jashtë fushave për disa javë u kthye në një problem për të.

Ajeti tashmë do të jetë gati edhe për Shqipërinë në sfidën e muajit nëntor ndaj Izrealit, por përpara se të japë kontributin e tij të vyer te kuqezinjtë, shtatlarti shqiptar dëshiron të luajë në Serinë A me Torinon duke filluar që nga ndeshja e radhës ndaj Udineses.

http://www.albinfo.ch/ne-pritje-te-debutimit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.