KKVITI

Në Preshevë përfundon punimet Konferenca Shkencore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës për dy ditë radhazi u mbajt Konferenca Shkencore “Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”.

Në këtë konferencë të organizuar nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK) me seli në Preshevë, morën pjesë profesorë të njohur të historisë shqiptare nga trojet shqipfolëse, Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Për okupimin bullgar në Komunë të Preshevës gjatë Luftës së Dytë Botërore, elaboroi Mr.sc. Ilir Zylfiu, ndërsa Dr. Skender Asani rreth zhvillimeve politike-ushtarake në Luginë të Preshevës shtator-tetor 1944, raporton Titulli.

HW

Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së doli me kumtesën “Filozofia pragmatiste-praktike dhe vizioni i jetës dhe veprimtarisë së Abdullah Krashnicës, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”.

Prof.dr. Mustafa Ibrahimi, Ma.sc.Driton Tiku, Mr.Xhahit Ramadani, Dr.Rovena Vata, Zeqirja Fazliu-Ismet Bajrami, Sali Salihu, Shkëlzen Limani dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, në këtë Konferencë Shkencore shpalosën kumtesat e tyre rreth historisë shqiptare në Ballkan e me theks të veçantë në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Konferenca “Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”, e cila u mbajt për dy ditë (12-13 dhjetor) nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u vlerësuar e suksesshme. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.