UBT

Në prani të më shumë se një mijë pjesëmarrësve, nisi punimet Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Për të tetin vit më radhë, edhe këtë vit, Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion e UBT-së mblodhi në Kosovë qindra akademikë dhe studentë nga dhjetëra shtete të ndryshme të botës.

Konferenca po rritet në secilin vit, si për nga numri i pjesëmarrësve, ashtu edhe për nga abstraktet dhe punimet shkencore që do të prezantohen përgjatë dy ditëve të konferencës.

730 hulumtues shkencorë, më shumë se 1 mijë pjesëmarrës, afro 500 punime shkencore dhe 21 fusha të ndryshme të studimit shkencor, po e pasurojnë edicionin e tetë të kësaj konference.

Ndonëse nuk ishte i pranishëm për shkak të mentorimit të ekipit të Kosovës në garën FIRST Global që po zhvillohet në Dubai, megjithatë rektori i UBT-së, prof.. dr. Edmond Hajrizi, përmes Skype, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre dhe kontributin e dhënë për bërjen e kësaj konference më madhështore.

“Unë jam duke e mentoruar ekipin e vajzave të reja që po e përfaqësojnë Kosovën në garën e robotikës, “FIRST Global”, megjithatë dua t’ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj, pasi kësisoj po e krijojmë forumin më të madh në Ballkan për nisjen e bashkëpunimeve të reja dhe për ta shndërruar këtë konferencë në një platformë për ndarjen e ideve të reja dhe përvojave me të tjerët”, u shpreh Hajrizi.

Eco Higjiena

Sikurse edhe në edicionet e kaluara, edicionin e sivjetmë e pasuroi prania e profesorit nga Universiteti i Vjenës, dr. Peter Kopacek, i cili duke kujtuar fillimet e UBT-së, tha se tani institucioni është rritur dhe është shndërruar në një qendër të arsimit cilësor.

Profesoresha e Universitetit Teknik të Vjenës, njëherësh edhe presidente e ICOMOS Austria, Caroline Jeagerklein vlerësoi se platformat e tilla shkencore duhet shfrytëzuar për të promovuar gjërat që kanë vlerë për një vend, siç është trashëgimia kulturore dhe bashkëpunimet e institucioneve arsimore në këtë sferë.

Profesoresha në Universitetin e Tiranës, Kozeta Sevrani theksoi se ekzistojnë shumë gjëra pozitive që mund të shpërndahen dhe se konferenca e UBT-së është ngjarja e duhur për ta bërë një gjë të tillë, konkretisht për të shpërfaqur ide, mendime, praktika të mira dhe përvoja të ndryshme.

Profesori në Universitetin e Shkencave të Aplikuara dhe Arteve në Zvicrën Perëndimore, François Lefort, në fjalën hyrëse të tij falënderoi UBT-në për organizimin e një konference të tillë, që sipas tij, po ndihmon në rrjetëzimin e institucioneve nga shumë vende të botës.

Me mbylljen e ceremonisë së hapjes, nisën sesionet për prezantimin e hulumtimeve dhe të gjeturave shkencore në 21 fushat e hulumtimit shkencor, ku edhe po i zhvillon punimet konferenca ndërkombëtare e sivjetme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.