UBT

Në prag të zgjedhjeve nacionale në Serbi

/ 2 minuta lexim

Nga Kushtrim Kadriu – Ka vite që Lëvizja Qytetare Vatra dhe unë si drejtues i saj kam kërkuar me ngulm unifikimin e spektrit politik në Kosovën Lindore. Kjo gjë vetëm një here u arrit, para katër vjetëve, atëherë kur me ndihmën e dy qeverive shqiptare asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës u krijua një listë u unifikuar e partive shqiptare atje dhe si rezultat u fituan katër deputetë nga shqiptarët.

Me ardhjen e z. Kurtit në pushtet, faktori politik në Kosovën Lindore u përqa si kurrë më parë. Ai përqau dhe distancoi lider politik dhe lider komunash. Mori anë politike duke punësuar drejtues të partive politike nga Lugina që humbën zgjedhjet atje dhe mbetën të papunë. Ndau fonde milionëshe në emër të Luginës, por që ato u tretën nëpër shoqata të drejtuara nga njerëz të afërt me politikanët pro Kurtit në Luginë.

Hidromorava

Është e çuditshme se si një djalë i ri që u pat bërë ministër i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj pati arritur ta unifikojë Luginën, ndërsa z. Kurti që e mbanë veten për alamet burrë nuk po mundet. Nga katër deputetë sa i pati arritur Cakaj, Kurti e ka ulur në një numrin e deputetëve, me tendencë që të bie në zero.

Albin Kurti me veprimet e tij ka përmbushur ëndrrën e kamotshme të regjimit serb që Kosovën Lindore ta përçajë, ta sundojë dhe në fund ta zhbëj fare.