Në prag të seancës kërcënojnë partitë opozitare

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc- Në prag të mbajtjes së seancës së pestë (V) të Kuvendit komunal të Bujanocit, e cila është caktuar për tu mbajtur të mërkurën më 24 tetor 2012, Grupi i këshilltarëve opozitarë (PVD, LPD UDSH) shpreh indinjatë për kërcënimet publike që në emër të pushtetit, ndaj qytetarëve tanë shprehin njerëzit e pushtetit, siç është rasti me kërcënimet që i adresohen veprimtarit Vaxhid Xhelili.

Grupi i këshilltarëve nga lista e partive opozitare (PVD, LPD dhe UDSH) fillimisht shpreh indinjatë për kërcënimet publike që në emër të pushtetit, ndaj qytetarëve tanë shprehin njerëzit e pushtetit, siç është rasti me kërcënimet që i adresohen veprimtarit Vaxhid Xhelili. Ndaj, kërkojmë që Kuvendi ndaj kërcënuesve të ndërmarrë masat adekuate nga kompetencat e veta.

Poashtu, është me rëndësi të potencohet se ky grup i këshilltarëve nuk mund të përkrahë pikën e 14 të rendit të ditës “Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e banesave për personat me gjendje sociale të rrezikuar në territorin e Bujanocit”, për këto arsye:

Pika e caktuar e rendit të ditës është në shpërputhje me vetë propozimin e Vendimit që është dhënë në shqyrtim, për arsye se nuk potencohet së këto banesa janë të rezervuara për personat e zhvendosur nga Kosova;

Pjesëmarrja e komunës në këtë projekt pa e detajuar borxhin e krijuar për refugjatët nga Kosova, për të cilin komuna e Bujanocit është e paditur nga Elektrodistribucioni (vlera e të cilit është mbi 30 milion dinarë) vetëm se do ta dëmtonte interesin e qytetarëve tanë;

Mobi Casa

Nuk mund të marrim pjesë në krijimin e marketingut politik të zv/kryetarit Stojança Arsiq, i cili ditë me radhë propagandon këtë projekt, deri sa ai dhe partnerët aktual të kryetarit të komunës nuk kanë shprehur gatishmëri të përkrahin iniciativën për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve dhe sheshit të Bujanocit.

Nuk është kërkuar informacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës pse këta individ nuk mund të sistemohen në vendet nga vijnë sikur edhe a kanë këta individë problem me ligjin në Kosovë,

Pjesëmarrja në aprovimin e kësaj pike do të thotë edhe pjesëmarrje aktive në ndryshimin artificial të strukturës së popullatës që është në kundërshtim jo vetëm me Konventat europiane, por, edhe me vetë Kushtetutën e Serbisë; aq më tepër kur nuk është realizuar asgjë me interes për banorët e Malësisë së Bujanocit, ndërkohë, që atyre u mohohen edhe dokumentet e vendbanimit;

Sa i përket pikës së 15 të rendit të ditës që ka të bëjë me “Propozimin e Vendimit për dhënien e pëlqimit për ndërtimin e objektit të Universitetit të Novi Sadit, Fakulteti Ekonomik në Suboticë, paralelja në Bujanoc” konsiderojmë se edhe ky propozim Vendim është konfuz.
Kjo për arsye se komuna nuk mund të falë objektin pronar e së cilës është subjekti tjetër, meqë objekti i cili po falet është në pronësi të Ndërmarrjes “Gumopllastika”, së paku jo deri sa qeveria republikane nuk e shpallë interes publik për ekspropriim.

Konsiderojmë se caktimi i kësaj pike të rendit krahas asaj për banesat sociale për refugjat, ka për qëllim manipulimin e opinionit me vellon e pseudopatriotizmit dhe vetë këshilltarëve të pozitës, së paku nga radha e shqiptarëve thuhet në qëndrimin e nënshkruar nga Lëvizja e Progresit Demokratik, Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptarë./rajonipress/