Hidromorava

Në prag të Manifestimit Kulturor “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe pak ditë, në Stubëll të Vitisë, do të mbahet Manifestimi Kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, i cili manifestim i kushtohet mësuesit të shkollës së parë të kësaj ane të Malësisë së Karadakut, Domi Mikel – Tarabolluzit në Stubëllë. Është kjo një festë e madhe për shkollën tonë kombëtare shqipe.

Andaj, kjo festë e shkollës shqipe e vitit 1905, shënon një ngjarje tejet me rëndësi historike e kulturore tek ne. Tash e 26 vjet me radhë përkujtohet kjo shkollë e hapur në fshatin Stubëll të Vitisë.

Në këtë Manifestim Kulturor të “Dom Mikelit…” do të marrin pjesë shumë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, si nga: Maqedonia, Shqipëria, Presheva e mesme të tjera shqiptare, të cilët do të vijnë e do të mësojnë më shumë për hapjen e shkollës së parë shqipe në Stubëll nga mësuesi Dom Mikeli Tarabolluzi.

Qysh tash janë bërë përgatitje për të shënuar këtë ngjarje të madhe kulturore, e cila, ngjarje po e nderon jo vetëm qytetarët e Stubllës, por edhe qytetarët e komunave tjera të kësaj ane.

FIDANISHTJA

Manifestimi Kulturor i Dom Mikelit do të mbahet në Qendrën Rinore të këtij fshati. Engjëll Koliqi, njëri ndër organizatorët e kësaj ngjarje kulturore ka thënë se, ky Manifestim tashmë është bërë Tradicional, i cili ka karakter letrar, kulturor e shkencor. “Është edicioni i 26-të me radhë, i cili manifestim kulturor mbahet më 3 tetor (2015) në Stubëll të Epërme të Vitisë. Siç dihet, sivjet ky Manifestim Kulturor trajton temën “110 vjetori i Shkollës së Parë Shqipe Legale në Stubëll”.

Pra, është një ngjarje shumë me rëndësi për këtë anë dhe për krejt Kosovën. Pra, këtu do të flitet për hapjen e shkollës së parë shqipe në Stubëll, e cila vatër e parë e dijes, sivjet rrumbullakëson 110 vjet të fillimit të punës së saj legale.

Mandej, si shtoi ai, – në kuadër të këtij organizimi do të promovohen dy libra: “Miqtë e mi në amshim” prej Dom Lush Gjergjit dhe “Arbërorët ndërmjet kishës perëndimore e asaj lindore” prej autorit, Gjon Berishës. Kësaj here do të marrë pjesë edhe Jetullah Haliti – Eti, piktor, dajë i Agimit, i cili, poetit ose Qendrës Kulturore në Stubëll do t`i dhurojë një piktura nga opusi i tij artistik. Si zakonisht, në këtë manifestim do të mbahet një orë letrare ku do të ndahen çmimi “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira dhe çmimi “Qeshk Ukaj – veteran i arsimit”, ndërsa për programin argëtues do të kujdesen instrumentistët nga Filarmonia e Kosovës dhe Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia.

Manifestimi “Takimet e Dom Mikelit” mbahet që nga viti 1990, duke mbledhur njerëz të të gjitha shtresave dhe fushave të dijes, të artit e të kulturës përgjithësisht dhe nga mbarë hapësira shqiptare. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.