Mobi Casa

Në prag të Kurban Bajramit familja e Naser Veselit nga fshati Pidiq me shtëpi të re

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan para dy muaj vizitoi familjen 6 anëtaresh të Naser Veselit në fshatin Pidiq i cili jetonte në kusht të vështira në thellësi të fshatit Pidiq. Tri vajzat e Naserit detyroheshin të vijonin mësimin në shkollën e fshatit Shurdhan larg shtëpisë 6 km nëpër mot të vështirë. Vijimin në shkollë e vështirësonte edhe më shumë rruga e paasfaltuar dhe tereni shumë i vështirë.

Këshilli i Bashkësisë Islame mori një aksion humanitar duke kërkuar nga xhemati i xhamive në ditën e xhuma për të kërkuar ndihmë që të ndërtoj shtëpi për këtë familje. Në ndërkohë ka blerë një shtëpi në fshatin Lladove e cila është në kushte shumë të mira për jetesë dhe posedon edhe truallin me 5 ari oborr, garazhën dhe e rrethuar në mur nga të katër anët.

Fundamenti

Sot në natën e Kurban Bajramit KBI realizoi këtë aksion humanitar në përkrahje edhe të disa biznesmenëve gjilanas, Nexhat Haziri, Muhamet Ajrullahu, Xhevdet Hajrullahu dhe Berat Fejzullahu dhe Familja e Naserit u vendos në shtëpi të re.

Kryetari i KBI Naim Aliu me këtë rast falënderoi xhematët e të gjitha xhamive për kontributin që kanë dhe në blerjen e kësaj shtëpie. Ai gjithashtu ka falënderuar edhe biznesmenët të cilët kanë mbuluar pjesën tjetër të shpenzimeve për këtë familje thuhet nw njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/