Fundamenti

Në prag të festës së Pavarësisë, Lutfi Haziri i dhuron çelësat e banesës familjes së Qefsere Dakut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në prag të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka dhuruar çelësat e banesës së re Qefsere Dakut, e cila është nënë vetushqyese.

“Jam i lumtur që në prag të 11 vjetorit te Pavarësisë, e kemi bërë me banesë të re familjen e Qefsere Dakut, në kuadër të aksionit “Pak nga ne, shumë për ata”. Është nënë vetushqyese, e cila po e rritë një djalë. Ndihem shumë mirë që kjo familje tash më nuk e ka problemin e banimit”, ka thënë Haziri pasi i dhuroi çelësat kësaj familjeje.

GRANDEMALL

Haziri ka falënderuar organizatën “Jetimat e Ballkanit” për donacionin, duke iu bashkangjitur kështu aksionit të madh të
Komunës “Pak nga ne, shumë për ata”.

Pas mbrëmjes humanitare të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Haziri për banim social në tetorin e vitit 2014, numri i familjeve që janë bërë me kulm mbi kokë e ka kaluar shifrën 100, janë rinovuar 50 shtëpi, shtatë të tjera janë në proces, përderisa Komuna po ua paguan qiratë 50 familjeve me gjendje të rëndë sociale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.