Eko Higjiena

Në Pozheran të Vitisë hajnat vjedhin 27 pëllumba në vlerë të 7000 eurove

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur në rrugën Viti – Pozhoran. Nga hetimet e para në bazë të ankesës së viktimës, shtetas i Kosovës me banim në Pozhoran Komuna e Vitisë, është hapur me forcë objekti ku ankuesi mbante pëllumbat dhe nga aty dyshohet të jenë vjedhur njëzet e shtatë (27) pëllumba (shpezë) të llojeve të ndryshme, sipas ankuesit në vlerë rreth 7000 euro.

Pas një pune mirë të organizuar Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni Policor i Vitisë me 23.11.15 kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin I.M. (1992) ku pas intervistimit te i njëjti janë gjetur fakte të qëndrueshme ku besohet se ai është autor i kësaj vjedhje njoftoj policia e Gjilanit.

Ai i ka kthyer dhjetë (10) pëllumba. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Pas hetimeve në vazhdimësi rreth rastit të njëjtë Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë kanë arritur ta identifikojnë edhe te dyshuarin e dytë H.S. (1982) i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

ARKATANA

Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar nga policia edhe pesë (5) pëllumba në vlerë rreth 1500 euro.

Prokurori i shtetit edhe për këtë të dyshuar ka lëshuar vendim mbi ndalimin prej 48 orëve.

Besohet se të dy këta të dyshuar kanë vepruar si grup gjatë kryerjes së veprës penale “Vjedhje e rëndë” me qëllim të përfitimit material për vete.

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë, vetëm gjatë muajit nëntor kanë arritur tu bien në gjurmë dhe t`i arrestojnë gjashtë (6) të dyshuar te të cilët janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se ata kanë kryer një zinxhir të veprave penale kryer kryesisht vjedhje dhe vjedhje të rënda kryesisht në Viti dhe në fshatrat për rreth./rajonipress/