GRANDEMALL

Në Pozheran policia konfiskon dru

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Komunës së Vitisë, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës, sot Policia e Kosovës dhe zyrtarët e pylltarisë kanë bërë konfiskimin e rreth 25m dru zjarri dhe atë në tregun e fshatit Pozheran.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi tha se në kuadër të bashkëpunimit dhe takimeve të shpeshta që janë mbajtur në mes Komunës, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës, sot në fshatin Pozheran është realizuar me suksese konfiskimi i rreth 25m dru zjarri të cilat ishin të vendosura në dy kamionë dhe dy furgona.

Mobi Casa

“Pas takimeve të shumta të cilat i kemi mbajtur me organet kompetente për mbrojtjen e pyjeve, që nga sot kemi vendosur pikat mobile të kontrollit dhe atë në rrugët kyçe dhe në tregjet e Komunës së Vitisë, si rezultat i këtij bashkëpunimi sot menjëherë kemi bërë konfiskimin e drunjtëve të zjarrit dhe atë në tregun e fshatit Pozheran” u shpreh Ademi.

Ademi tha se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe falënderoj Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre për të na ndihmuar në mbrojtjen e pyjeve në Komunën tonë. “Falënderoj Policinë e Kosovës në veçanti komandantin zotin Agim Lipovica për gatishmërinë e tyre për të na ndihmuar në parandalimin e degradimit të pyjeve, gjithashtu jemi duke i shqyrtuar mundësitë ligjore për konfiskimin e mjeteve që përdorën për transportimin e drunjve që janë prerë në mënyrë ilegale” theksoi Ademi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.