Në Pozheran konfiskohen armë, në Gjilan substancë narkotike
Gjilan – E cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm policia në fshatin Pozheran të Vitisë ka arritur të arrestoj të dyshuarin mashkull shqiptar si dhe nga i njëjti policia ka konfiskuar një pushkë automatike AK- 47 , të kalibrit 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës.
Kurse në Gjilan për posedim të narkotikëve në rrugën “Nazmi Hoxha”, në Gjilan njësiti policor i DHTN-së me urdhër të prokurorit ka kryer një kontroll në shtëpinë dhe lokalet e të dyshuarës femër shqiptare.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 0.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/

