UBT

Në Pozheran filluan punimet për ndërtimin e stadiumit “Ibrahim Kurteshi”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe Feriz Pira, ndër themeluesit e parë të klubit të futbollit “Vllaznia”-Pozheran dhe të tjerë kanë hedhur sot në Pozheran gurëthemelin për ndërtimin e stadiumit të futbollit “Ibrahim Kurteshi. Përndryshe në këtë stadium deri me tani stërvitjet dhe ndeshjet i ka zhvilluar KF. “Vllaznia” e Pozheranit e cila ka arritur suksese në futbollit duke garuar edhe në superlingën e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur rreth punës së institucioneve komunale për angazhimin e tyre në ndërtimin e këtij stadiumi. “ Ne si komunë kemi arritur më në fund të përfundojmë procedurat dhe atë së bashku me Ministrinë e Kulturës, që të fillojmë me stadiumin dhe atë si bashkëparticipim në këtë projekt”, u shpreh Haliti.

Ai bëri me dije se me projektin e paraparë do të rregullohet fusha sportive, tribunat dhe zhveshtorët duke shpresuar se ndërtimi i stadiumit do të përfundoj në planin e paraparë dhe me cilësinë e duhur.

ARKATANA

Haliti ndër tjerash shtoj se ai mbetet i përkushtuar të krijoj hapësira të mira për zhvillimin e disiplinave sportive.

Kurse Shpend Musa, Kryetari i KF “Vllaznia”- Pozheran ka falënderuar kryetarin Haliti dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të tjerë për këtë projekt duke potencuar se ky projekt është pritur padurim nga KF “Vllaznia” dhe tifozët e këtij klubi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.