United Hospital

Në Pozheran fillojnë punimet në hapjen dhe pastrimin e përroskës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë, po vazhdon të përkujdesët për hapjen dhe pastrimin të përroskave, kanaleve dhe shtretërve të lumenjve. Kjo sipas përfaqësuesve të kësaj komune po bëhet me qëllimin më të mire që në rast të shirave të parandalohet dalja e ujit nga shtrati dhe kështu të mbrohet pasuria e qytetarëve të kësaj komune si në ekonomitë familjare ashtu edhe në tokat bujqësore.

Me këtë rast sot në Pozheran të Vitisë, kanë filluar punimet në hapjen dhe pastrimin e përroskës që kalon nëpërmes lagjes “Zuka”.

Uji Dea

Këto punime nga afër i ka inspektuar Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe të tjerë. Të pranishëm ishin edhe banorë të këtij lokaliteti, të cilët e mirëpritën intervenimin në këtë përroskë, pasi që ata potencuan se ajo kur kishte të reshjet e shumta dilte nga shtrati duke shkaktuar dëme në ekonomitë familjare dhe në tokat bujqësore.

Përndryshe Komuna e Vitisë, në vazhdimësi ka intervenuar në pastrimin dhe hapjen e përroskave, kanaleve dhe shtratit të lumit “Morava” me qëllim që të mbrohet pasuria e qytetarëve të kësaj komune./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.