Eko Higjiena

Në Pozheran e Livoq konfiskohen armë e drogë dhe arrestohen katër shqiptarë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fshatin Pozheran të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasiqë gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Zastava me një karikator dhe gjashtë fishek njoftoj Policia e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Eco Higjiena

Kurse në fshatin fshatin Livoq të Gjilanit janë konfiskuar armë dhe substanca narkotike. Sipas policisë së Kosovës më 3 maj 2013 janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër shqiptare pasiqë të njëjtit ishin ndalur me një veturë civile dhe gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave narkotike e llojit heroine dhe një fishekë i kalibrit 7.65 mm.

Lidhur me rastin është kontrolluar shtëpia e njërit të dyshuar mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt./rajonipress/