Uji Dea

Në pikë të ditës plaçkitet pronari i Radio Rinisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Adem Limani pronar i Radio Rinisë është plaçkitur në pikë të ditës pikërisht në ditën e festës së Bajramit. Atij i është thyer shtëpia dhe i janë plaçkitur, ari, argjend dhe të holla në vlerë të 6000 eurove.

Adem Limani banues në lagjen “Bregu i djegur” në Gjilan nuk ka besuar se ditën e Festës së Bajramit do të jetë viktimë e hajnave. Derisa po festonte me familjarët jashtë shtëpisë së tij atij të enjten rreth orës 14.00 i është plaçkitur shtëpia.

Adem Limani i cili është pronar i radios lokale “Radio Rinia” tha për rajonipress se derisa ishte për të festuar tek familjarët festen e Bajramit rreth orës 14 .00 , kur ishte kthyer në shtëpi rreth orës 18:00 , shtëpia kishte qenë e thyer dhe sipas tij ka pasur mungesë të gjërave me vlerë si ari, argjend dhe të holla në vlerë prej 6000 eurove.

UBT

Limani tha se ka lajmëruar menjëherë policinë dhe rasti është nën hetime, por ende nuk ka të dyshuar lidhur me rastin.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan e ka konfirmuar për rajonipress rastin. “Po është e vërtetë se ka ndodhur një vjedhje në lagjen “Bregu i djegur” dhe policia është duke u marrë seriozisht me rastin. “Janë gjetur disa njolla-gjurmë në vendin e ngjarjes” tha Hashani./rajonipress/