Fundamenti

Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Bafti Haxhiu e Salih Zenuni, u mbajtën aktivitete përkujtimore

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Fillimisht, homazhe dhe vendosje kurorash me lule u bënë pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, subjekteve politike, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Policisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu”.

Më pas, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, u mbajt manifestimi qendror kushtuar Ditës së Shkollës, ku u fol për jetën, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve Bafti Haxhiu dhe Salih Zenuni, të cilët ranë heroikisht më 26 maj 1999 në malet e Gorozhupit të Hasit, si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi rëndësinë që ka ruajtja e kujtesës për dëshmorët dhe edukimi i brezave të rinj me vlerat e lirisë dhe atdhedashurisë.

“Shkolla është vatër e dijes, por kur ajo mban emrin e një dëshmori, ajo bëhet edhe tempull kujtese e frymëzimi. Brezat që rriten në këtë institucion do ta kenë gjithmonë para vetes shembullin e atyre që sakrifikuan jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot”, u shpreh Haliti.

Ai kujtoi me nderim edhe dëshmorin nga Lubishta, Salih Zenuni, duke theksuar se emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me historinë e lavdishme të luftës çlirimtare të Kosovës.
“Sot kujtojmë me nderim të thellë dëshmorin Bafti Haxhiu, por njëkohësisht edhe dëshmorin, Salih Zenuni, të cilët ranë në të njëjtën ditë në altarin e lirisë. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare dhe me rrugën e sakrificës për Kosovën e lirë”, tha ai.

ARKATANA

Haliti shtoi se sakrifica e dëshmorëve mbetet udhërrëfim për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

“Në këtë përvjetor të rënies së tyre heroike, ne rikujtojmë se dëshmorët nuk janë vetëm pjesë e historisë sonë, por janë themel i së tashmes dhe udhërrëfyes për të ardhmen. Sakrifica e tyre na obligon të punojmë çdo ditë për dije, zhvillim, unitet dhe për një shoqëri më të mirë”, theksoi Haliti.

Për historikun e shkollës, rezultatet dhe të arriturat e saj, foli drejtori i shkollës, Afrim Rrustemi, i cili përmendi sukseset e arritura në garat e diturisë dhe garave sportive të nxënësve të kësaj shkolle.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta foli kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti Xhevgjet Ademi ndërsa në emër të familjes Haxhiu të pranishmit i përshëndeti Lulzim Haxhiu.

Në kuadër të manifestimit, nxënësit e shkollës shfaqën një program të pasur artistik e kulturor kushtuar dëshmorëve dhe luftës për liri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.