Eko Higjiena

Në përkujtim të veprimtarisë patriotike e atdhetare të Mustafë Shalës, të shtunën promovohet libri “Liria mbi të gjitha”, i autorit Ismet Rashiti

/ 10 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nën përkujdesjen e Kuvendit Komunal të shtunën, duke filluar nga ora 12.00 promovohet libri i Ismet Rashitit “Liria mbi të gjitha” kushtuar atdhetarit, patriotit, biznesmenit të madh me zemër humane, njeriu që dha gjithçka për Kosovën e trojet shqiptare, Mustafë Shala. Libri i Ismet Rashitit me titull: ”Liria mbi të gjitha”, përfshinë jetën, aktivitetin dhe tërë veprimtarinë patriotike e atdhetare të Mustafë Shalës dhe familjes së tij. Mustafë Shala jetoi e veproi vertikalisht me nder, e me përgjegjësi të madhe ndaj detyrave të familjes, kombit, zhvillimit të qytetit e investimit të madh, që bëri në kontributin e pamohueshëm në avancimin e çështjes kombëtare, një investim kapital për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, një angazhim i pashoq për trupat mbrojtëse të Kosovës.

Janë plotë 215 faqe të librit “Liria mbi të gjitha” që flasin për jetën, veprën dhe kontributin e madh që ka dhënë ndër vite Mustafë Shala dhe familje e tij.

Ky libër edhe pse po promovohet pas vdekjes së Mustafë Shalës, tregon për respektin, kujdesin dhe përkujtimin që kanë gjilanasit dhe të gjithë ata që e kanë njohur Mustafë Shalën.

Mustafë Shala në gusht të vitit 2024 në moshën 70 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër është ndarë nga jeta vetëm fizikisht sepse ai padyshim që mbetet figura kyçe në jetën politike, institucionale dhe kombëtare në formimin e institucioneve të pas luftës për cka do të përkujtohet e nderohet gjithmonë.

Mustafë Shala ka ditur më së miri ta respektojë Kosovën, shtetin dhe lirinë e saj për të cilën investojë shumë, duke ofruar të gjitha mundësit financiare e familjare.

Mustafë Shala dhe lufta për lirin e atdheut e bashkimin kombëtar, shtrihet në shumë dimensione, do të mbetet krenaria e ndritshme për Gjilanin dhe Anamoravën.

Data 30 gusht e vitit 2024 nuk do të jetë e njëjtë për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën sepse nga kjo ditë do të pushojë zemra e atdhetarit, humanistit e biznesmenit që kishte sens për të gjitha zhvillimet për dhe rreth Kosovës.

Mustafë Shala jetoi e veproi vertikalisht me nder, e me përgjegjësi të madhe ndaj detyrave të familjes, kombit, zhvillimit të qytetit e investimit të madh, që bëri në kontributin e pamohueshëm në avancimin e çështjes kombëtare, një investim kapital për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, një angazhim i pashoq për trupat mbrojtëse të Kosovës.

Mustafë Shala ishte një ambasador i anës humane e njerëzore sepse ndihmojë të gjithë ata që kërkuan ndihmën e tij. Kuleta e tij ishte edhe e të varfrit, edhe e atij që nuk kishte as krah e strehë. U bë kurban i shumë situatave kur e kërkonte koha dhe nevoja.

Mustafë Shala dha të gjitha resurset familjare vetëm që Kosova të çlirohej nga Serbia dhe kthetrat sllave. E donte flamurin kuq e zi, dhe ngazëllehej teksa fliste për Bashkimin Kombëtar dhe ofshante kur përmendej ndërtimi i një Hoteli të ri me përmasa të atyre Sheraton, një amanet ky që nuk arriti ta përfundoj, por pas vetës la shumë trashëgimi e vepra të mëdha e me vlera kapitale.

Daja Tafë ishte synonim i mikpritjes gjilanase dhe dashurisë se si përkrahet shoku e miku në kohë të rënda e të vështira.

Kur largohet nga kjo botë luftëtari i lirisë mbrapa mbesin gjurmët e pashlyera të krenarisë e atdhedashurisë personale e familjare.

Liria mbetet synonim dhe motiv pastaj edhe për gjeneratat e reja për ta nderuar e kujtuar angazhimin e mbrojtësit të lirisë që shtrihej në dimensione të ndryshme.

Ikja ose ndarja fizike e Mustafë Shalës, e kishte pikëlluar një qytet e rajon, një shoqëri të tërë sepse veprat e tij, fjalët e zemrës e shpirtit dhe përherë mikpritja e tij e dallonin nga të tjerët.

Mustafë Shala ishte i veçantë dhe i dalluar sepse lufta e tij qoftë e heshtur ose e drejtpërdrejtë, nis qysh nga koha kur punonte dhe angazhohej, si aktivist e veprimtar në Gjenevë.

Për dallim nga të tjerët Mustafë Shala, e zgjodhi Kosovën dhe luftën titanike për ta mposhtur Serbinë dhe krimin që po bënte mbi shqiptarët. Rrezikoi e sakrifikoi edhe familjen e tij për ta bërë strehë, çdo ndihmë dhe kontribut për luftën e UÇK-së dhe për të ndihmuar në shumë fronte e drejtime, kauzën e çështjes kombëtare.

Mustafë Shala asnjëherë nuk kënaqej me atë që kishte si individ dhe kurrë në jetën e tij, nuk fliste as për biznesin dhe as për investimet. Punonte në heshtje dhe i sigurt sepse kishte besim në vetveten e tij dhe kishte përkrahje të madhe nga vëllezërit bujar: Fadili, Fehimi e Saqipi që ndihmohej edhe nga nipi Albani, e kohëve të fundit dhe nga dhëndri Besforti.

ARKATANA

Se cili ishte roli dhe kontributi i Mustafë Shalës për lirin e Kosovës dhe të mirat që kishte ofruar në interes të kombit e dëshmuan edhe fjalimet, opinionet, tekstet dhe analizat e shumta pas vdekjes së tij.

U pa se Mustafë Shala ishte sa i Kosovës, ishte aq edhe i Shqipërisë, i shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, i paharruar nga diaspora e Lugina e Preshevës. Pothuajse të gjitha kategoritë e politikanëve, të biznesmenëve e të figurave tjera arsimore, kulturore ishin të pranishëm.

“I frymëzuar nga babai im Selim Shala dhe atdhetari Hysen Tërpeza, vepra e tyre më bëri të kuptoj se sa e kemi për detyrë ta çlirojmë vendin nga okupatori serb, po aq kemi për obligim ta ndërtojmë një shtet të pavarur e evropian, me një ushtri moderne dhe me institucione të forta demokratike. Ky ka qenë motivi që më ka shtyrë të ndihmoi aty ku kam mundur dhe aty ku më është kërkuar, përgjatë gjithë këtyre viteve” ka shkruar me këtë rast Mustafë Shala në hyrje të librit.

Janë plotë 215 faqe të librit “Liria mbi të gjitha” që flasin për jetën, veprën dhe kontributin e madh që ka dhënë ndër vite Mustafë Shala dhe familje e tij.

Autori Ismet Rashiti i cili e ka njohur nga afër Mustafë Shalën, me të dhëna faktike i ka ofruar lexuesit të gjithë të panjohurat për familjen Shala, duke filluar nga atdhetarizmi, dashuria ndaj atdheut, kontributi i tyre para dhe pas luftës, investimet e tyre në Kosovën e pas luftës, çmimet e fituara dhe mirënjohjet e shumta të fituara dhe dorëzuara nga institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Mustafë Shala padyshim që mbetet figura kyçe në jetën politike, institucionale dhe kombëtare në formimin e institucioneve të pas luftës dhe si i tillë ka pasur të tregoj shumëçka në librin “Liria mbi të gjitha”.

“I frymëzuar dhe edukuar nga vepra atdhetare e paraardhësve të mi: Ismajl, Emin e babait Selim Shala – Poneshi dhe nënës, Naxhije Hajrullah Tërpeza, kam bërë gjithçka që është e mundur për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Gjithnjë jam krenar me dajën tim, plakun e urtë e trim, Selim Murtezi Tërpeza dhe me atdhetarin e flaktë dhe luftëtarin e Shqipërisë Etnike, Hajrullah Tërpezën, i cili gjithë jetën punoi e luftoi për një Shqipëri të lirë, të bashkuar dhe demokratike. Vepra e tyre më bëri të kuptoj se sa e kemi për detyrë ta çlirojmë vendin nga okupatori serb, po aq e kemi për obligim ta ndërtojmë një shtet të pavarur e evropian, me një ushtri moderne dhe me institucione të forta demokratike. Ky ka qenë motivi që më ka shtyrë të ndihmoi aty ku kam mundur dhe aty ku më është kërkuar, përgjatë gjithë këtyre viteve” kishte shkruar Mustafë Shala, në hyrje të librit.

Shala gjithashtu si frymëzim atdhetar i ka pasur edhe luftëtarët dhe ideologët e mëdhenj të çështjes kombëtare, si Adem Demaqi, Metush Krasniqi, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Zijah Shemsiu, dhe udhëheqësi i rezistencës paqësore Presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti Adem Jashari.

Kurse, Rrahim Sadiku redaktor në parathënien e librit ka thënë se Mustafë Shala u krijua si njeri i mësimeve nga jeta dhe nga ata që me vepra treguan se si duhet, nderohet dhe forcohet ndjenja atdhetare.
“Mustafë Shala ishte nga ata afaristë të cilët kuptuan, që në nismën e tyre këto rrjedha dhe u bë pjesë vepruese dhe kreative e tyre dhe me të gjitha mundësitë e tij nisi të punonte e ndihmonte që të funksiononte pushteti paralel si në arsim e shëndetësi. Mustafa ishte ndër ata që u dalluan me kontributet dhe angazhimet për UÇK, pothuajse dy vite ka qenë i kyçur në radhët e tyre, madje duke ndihmuar edhe me kontribute të gjithanshme dhe ndihma të shumta materiale për UÇK. Për më shumë se pesë vite është angazhuar në shoqatën “Miqtë e TMK-së duke ndihmuar në të gjitha frontet ndërtimin e ushtrisë së ardhshme të Kosovës” ka shkuar Sadiku.

Edhe recensenti i librit Shefik Shkodra ka shkruar se në librin e Ismet Rashitit janë thënë të gjitha ato që nuk mund t`i mohojë, e nuk mund të abstenojë dhe të krijojë indiferencë askush, për personalitetin dhe veprimtarinë nëpër ngjarjet e kohës.

“Është dëshmuar se Mustafë Shala ka dhënë nga vetja mjaft, duke filluar nga mjetet financiare dhe ndihmat tjera paralufte, gjatë luftës dhe menjëherë pas çlirimit. Evidenca e tyre është e gjatë dhe kjo sot mbetet një faqe e ndritshme krenarie për Mustafë Shalën. Është një shembull rrallë i përsëritshëm. Është krenari edhe për Gjilanin dhe gjithë vendin” ka shkruar Shkodra.

Ndryshe në librin e Ismet Rashitit ka mjaft materiale, dokumente arkivore, nga jeta, aktiviteti dhe veprimtaria e Mustafë Shalës dhe familjes së tij.

Libri përmban kapituj që i kushtohet familjes Shala, pastaj kapitull i veçantë “Portreti i njeriut të sukseseve” dhe “Të tjerët për Mustafë Shalën”.

Ndryshe autori i librit Ismet Rashiti është gazetar e publicist i spikatur i cili ka punuar gjatë gjithë jetës së tij për çështjen kombëtare.

Ka punuar në disa media serioze në Zvicër, Kosovë e Shqipëri. Për shkak të aktivitetit të tij politik të asaj kohe është përndjekur vazhdimisht, derisa ka kërkuar edhe azil politik në Zvicër.

Padyshim është një krijues e publicist modern që shkruan vazhdimisht për të mirën e Kosovës dhe për të gjitha ecuritë e mërgatës së atjeshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.